Udhëzim 68/2010 ''Për procedurën e nxjerrjes së Raportit mbi Kredimarrësin dhe rishikimin e të dhënave që mbahen në Regjistrin e Kredive''

Tipi: Udhëzime
Miratoi: Këshilli Mbikeqyres
Numer: 68
Data: 13.10.2010
Hyn në fuqi: 19.11.2010
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 04.11.2010
Kategoria: Mbikëqyrja
Departamenti: Mbikëqyrja Bankare
Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i procedurës për nxjerrjen e raportit mbi kredimarrësin dhe rishikimin e të dhënave që mbahen në Regjistrin e Kredive. Ky udhëzim nxirret në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; dhe shkronjës “b” të nenit 26 të rregullores “Mbi përmbajtjen e informacionit dhe funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.67, datë 13.10.2010 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu