Rregullore 72/2020 “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, si dhe kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në të” version i integruar.
Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 72 (e ndryshuar)
Data: 02.12.2020
Hyn në fuqi: 24.09.2021
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 09.09.2021
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i mënyrës së funksionimit të Regjistrit të Kredive të Bankës së Shqipërisë, lloji i të dhënave dhe formati i raportimit të tyre, kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në këtë regjistër, si dhe i tarifave për përdorimin e të dhënave që përmban.