Dyqani i Muzeut të Bankës së Shqipërisë

Dyqani i Muzeut të Bankës së Shqipërisë ofron për shitje një koleksion të pasur për të gjithë të interesuarit në blerjen e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, për qëllime numizmatike.

Ju  mund të drejtoheni në dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë në Ndërtesën Qendrore të saj në Tiranë, ku ky shërbim ofrohet sipas orarit:

Nga e hëna në të premte:

09:00 - 12:15
13:15 – 15:00

Pagesën mund ta kryeni:

  • Në dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet POS-it, dhe për këtë duhet të jeni të pajisur me kartë debiti/krediti.
  • Transfertë bankare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë për blerje numizmatike:

    Banka e Shqipërisë
    Blerje Numizmatike
    IBAN: AL6810111008000000002222222L

Ju lutem, vini re se nuk mund të kryeni pagesën tuaj në cash.

Gjithashtu, ju mund të drejtoheni edhe në degët e Bankës së Shqipërisë në qytetet e tjera, ku mund të porosisni vlerat numizmatike për blerje, dhe pas pagesës së tyre nëpërmjet transfertës bankare, mund t’i tërhiqni ato po tek dega përkatëse e BSH-së, në adresat e mëposhtme:

Dega e Bankës së Shqipërisë në Elbasan: 
Lagjja "28 Nëntori", Rruga "11 Nëntori", pranë Prefekturës Elbasan, Elbasan

Dega e Bankës së Shqipërisë në Gjirokastër:
Lagjja "Varosh", pranë Qarkut Gjirokastër, Gjirokastër

Dega e Bankës së Shqipërisë në Korçë: 
Bulevardi "Gjergj Kastrioti", Korçë

Dega e Bankës së Shqipërisë në Lushnje:
Lagjja "Kongresi i Lushnjes", prapa Bashkisë Lushnje, Lushnje

Dega e Bankës së Shqipërisë në Shkodër: 
Lagjja "Qemal Stafa", Rruga "13 Dhjetori", pranë Prefekturës Shkodër, Shkodër

Paraprakisht, mund të konsultoni listën e çmimeve të vlerave numizmatike në hapësirën djathtas.

Për ankesa mbi shërbimin e Dyqanit të Muzeut ju lutem shkruani në adresën: [email protected]

 

Për çdo pyetje na kontaktoni në:

Banka e Shqipërisë,
Sheshi "Skënderbej" nr. 1 - Tiranë
Tel: + 355 4 241 93 01/2/3/9/10/11 ext. 305
Fax: + 355 4 241 94 08
Email:  [email protected]