Mbledhja e Shtatë Vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, 16 dhjetor 2021

Në datën 16 dhjetor 2021, u zhvillua mbledhja e shtatë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP). Mbledhja u drejtua nga zj. Luljeta Minxhozi, Kryetarja e këtij Komiteti dhe Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, e cila adresoi arritjet e deri tanishme dhe prioritet e KKSP në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël. Përveç anëtarëve të Komitetit, në mbledhje ishin të ftuar edhe nga Banka Botërore.

Të pranishmit në mbledhje u prezantuan me përmbushjen e disa masave të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël (2018), si zbatimi i Ligjit “Për shërbimet e pagesave”, zbatimin e projektit mbi krijimin e Debitimit Direkt, sistemit të shlyerjes në Euro etj. Gjithashtu në mbledhje u diskutuan prioritetet afatshkurtra dhe masat e nevojshme për realizimin e tyre, me fokus kryesor Edukimin Financiar.

Dokumentet lidhur me mbledhjen e shtatë:

  1. Programi i mbledhjes 
  2. Përmbledhje e mbledhjes

Prezantime: