Mbledhja e dytë e KKSP 24 maj 2016
Në datën 24 maj 2016, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Mbledhja u drejtua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Elisabeta Gjoni, njëkohësisht dhe Kryetare e këtij Komiteti. Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, si përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave, ishin gjithashtu të pranishëm dhe zj. Maria Teresa Chimienti e z. Nenad Bosiljcic nga Grupi i Zhvillimit të Sistemeve të Pagesave pranë Bankës Botërore.
Në takim ishin ftuar edhe përfaqësues të institucioneve financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë dhe përfaqësues të shoqërive utilitare.
Dokumentet lidhur me mbledhjen e dytë:
-
Programi dhe përmbledhja e mbledhjes.
- Strategjia Kombëtare për pagesat me vlerë të vogël në shqipëri (2018-2023)
- Rishikimi i afateve të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për pagesat me vlerë të vogël
Mbledhjet e KKSP
- Mbledhja e Nëntë Vjetore e KKSP 13 Dhjetor 2023
- Mbledhja e Tetë Vjetore e KKSP 9 Nëntor 2022
- Mbledhja e Shtatë Vjetore e KKSP 16 dhjetor 2021
- Mbledhja e Gjashtë e KKSP 17 dhjetor 2020
- Mbledhja e Pestë e KKSP 1 tetor 2019
- Mbledhja e katërt e KKSP 20 qershor 2018
- Mbledhja e tretë e KKSP 9 maj 2017
- Mbledhja e dytë e KKSP 24 maj 2016
- Mbledhja e parë e KKSP 2 tetor 2015