Mbledhja e parë e KKSP 2 tetor 2015

Në datën 2 tetor 2015, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Mbledhja u drejtua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Elisabeta Gjoni, e cila është njëkohësisht dhe Kryetare e këtij Komiteti. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe të gjithë anëtarët e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave.

Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave përbëhet nga dhjetë anëtarë, të cilët janë përfaqësues të lartë nga institucione si: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, Ministri për Inovacionin dhe Administratës Publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Shoqata Shqiptare e Bankave. Në mbledhje ishte i pranishëm dhe z. Massimo Cirasino, Administrator në Praktikë i Infrastrukturës së Tregjeve Financiare dhe Linjave të Shërbimeve të Remitancave pranë Bankës Botërore, si ekspert i mirënjohur në fushën e zhvillimit të sistemeve të pagesave dhe konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmbledhje e mbledhjes së parë të Komitetit Kombëtarë të Pagesave