Mbledhja e tretë e KKSP 9 maj 2017

Në datën 9 maj 2017, u zhvillua mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Mbledhja u drejtua nga Kryetare e këtij Komiteti zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave si Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Kryetari i Komitetit të Pagesave pranë kësaj shoqate, Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishin gjithashtu të pranishëm dhe z. Mario Guadamillas, Menaxher pranë Bankës Botërore për Evropën dhe Rajonin, zj. Maria Teresa Chimienti ez. Jose Antonio Garcia, nga Grupi i Zhvillimit të Sistemeve të Pagesave pranë Bankës Botërore dhe zj. Johanna Jaeger, Eksperte në Sektorin Financiar pranë Bankës Botërore.

Në takim ishin ftuar edhe përfaqësues të institucioneve financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë dhe përfaqësues të shoqërive utilitare.

Dokumentet lidhur me mbledhjen e tretë:

Prezantime