100 Lekë ''42-vjet hekurudha Shqiptare'', viti 1988, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 100 Lekë |
Materiali | Au 900/1000 |
Pesha | 6.45 g |
Diametri | 21 mm |
Tirazhi | 2000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Vendi i prodhimit | Coin Invest Trust Vaduz, Lihteshtaint & Ervin Dietrich, Zurih |
Faqe: Në qendër është treni duke hyrë në tunel, rrethuar me nga dy yje në të dy anët e saj. Në hark sipër ka të shkruar “ALBANIA”, ndërsa në hark poshtë ka vlerën emërore “100 LEKË”, si dhe vitin “1988”.
Shpinë: Në qendër është treni duke dalë nga tuneli. Në hark sipër është vendosur stema e Republikës së Shqipërisë. Përreth ka të shkruar “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë 1946- 1988”.