100 Lekë “550 vjet In Memoriam Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1468-2018”, viti 2018, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 30 g
Diametri 38 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 1001
Autori Petraq Papa

Shtypur

Mint of Finland

 


Faqe: Në qendër të monedhës prezantohet imazhi i memorialit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Lezhë. Mbi të shkruhet vlera emërore "100 LEKË". Në formë harkore ka të shkruar "550 VJET IN MEMORIAM GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU". Në sfond shfaqet imazhi i Kalasë së Lezhës me bedenat e paraqitura në një sipërfaqe mat, me vijëzime të holla dhe të gdhendura, të cilat evidentojnë kalanë në alto reliev. Forma hekzagonale e brendashkruar, paraqitet simetrike dhe në harmoni me tërësinë e elementeve të tjera të vizatimit. Në pjesën e poshtme të memorialit të Skënderbeut janë shkruar vitet "1468- 2018".

Shpinë: Në qendër të monedhës prezantohet imazhi në profili i Gjergj Kastrioti Skënderbeut me shikim djathtas, sipas pikturës së Gentile Bellini-it, ekspozuar në "Le gallerie degli Uffizi" në Firence, Itali: njëri krah i shqiponjës së emblemës së Kastriotëve; poshtë profilit, në qendrën e poshtme të monedhës shkruhet viti "2018"; si dhe në anën e majtë të monedhës, një degë ulliri me gjethe; të gjitha në të njëjtën sipërfaqe dhe në harmoni me pamjen kryesore, mat me vijëzime të holla të gdhendura, ku evidentohet Kalaja e Lezhës në alto reliev. Mbi portret, dukshëm zë vend shkrimi "SHQIPËRI - ALBANIA". Forma hekzagonale e brendashkruar është në harmoni me tërësinë e elementeve të tjera të vizatimit dhe me pamjen e përparme të vizatimit të monedhës.