100 Lekë ''100-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë'', viti 2012, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 100 Lekë |
Materiali | Ag 925/1000 |
Pesha | 30 g |
Diametri | 38 mm |
Tirazhi | 1000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Autori | Orgest Tafa |
Vendi i prodhimit | SUNSHINE MINTING, INC. SH.B.A |
Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet shqiponja dykrenore e flamurit që u ngrit në Vlorë. Nën të është shkruar në reliev vlera emërore 100 Lekë. Ka të shkruar në hark ‘’28 nëntor 1912’’ si dhe “100 VJET PAVARËSI”. Në një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje të vegjël që mbyllin realizimin e vizatimit.
Shpinë: Në qendër, monedha ndahet në dy rrathë. Në pjesën qendrore të saj ka të vendosur Aktin e Pavarësisë. Në rrethin e dytë ka të shkruar në hark sipër “SHQIPËRI- ALBANIA 2012” dhe në hark poshtë “AKTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË”. Në një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje të vegjël që mbyllin realizimin e vizatimit.