100 Lekë "Integrimi i Shqipërisë në Europë", viti 2001, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 15.7 g
Diametri 32. 65 mm
Tirazhi 3000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Gentian Gjikopulli
Vendi i prodhimit Monnaie de Paris, Francë

Faqe: Në qendër monedha ka të shkruar “Shtëpia ime”, si dhe vlerën emërore të monedhës 100 Lekë. Pamja paraqet një shtëpi, si dhe hartën e Evropës dhe të Globit.

Shpinë: Në qendër të monedhës ka një pëllumb në fluturim që simbolizon paqen. Sipër në hark ka të shkruar "Shqipëri Albania 2001" dhe poshtë "Drejt Evropës".