10 Lekë “500 -vjetori i vdekjes së Skënderbeut”, viti 1968, pa kurs ligjor

Vlera emërore 10 Lekë
Materiali Ag 900/1000
Pesha 33.33 g
Diametri 40 mm
Tirazhi 8540
Forma e dhëmbëzuar
Viti i prodhimit 1968; rishtypur në vitin 1969 dhe 1970
Vendi i prodhimit Hungarian Mint

 


Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet vlera emërore "10 LEKË", si dhe stema e Republikës Popullore të Shqipërisë, rrethuar me yje në të dyja anët e saj.

Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet busti i Skënderbeut mbi kalë dhe në të dyja anët vitet "1468- 1968". Në formë harkore ka të shkruar sipër "SHQIPËRI - ALBANIA" dhe poshtë "GJERGJ KASTRIOTI -SKENDERBEU".