10 Lekë ''Tirana 85-vjet kryeqytet, 1920-2005'', viti 2005, pa kurs ligjor

Vlera emërore 10 Lekë
Materiali CuAl6Ni2
Pesha 3.6 g
Diametri 21.25 mm
Tirazhi 100 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit Zyra e Monedhës Metalike/ Departamenti i Emisionit/ Banka e Shqipërisë.

Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet një pëllumb, që simbolizon paqen, nën të ka shkruar vlerën "10 LEKË". Në hark sipër ka të shkruar "Tirana, 85- Vjet Kryeqytet 1920- 2005".

Shpinë: Në qendër të monedhës, ravijëzohet varri monumental i Kapllan Pashës. Në hark sipër ka të shkruar "SHQIPËRI- ALBANIA", në hark poshtë ka të shkruar "2005."