200 Lekë “500- vjetori i vdekjes së Skënderbeut”, viti 1968, pa kurs ligjor

Vlera emërore 200 Lekë
Materiali Au 900/1000
Pesha 39.49 g
Diametri 45 mm
Tirazhi 2170
Forma e dhëmbëzuar
Viti i prodhimit 1968; rishtypur në vitin 1969 dhe1970
Vendi i prodhimit Hungarian Mint.

 


Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet vlera emërore "200 LEKË", si dhe stema e Republikës Popullore të Shqipërisë e rrethuar me yje në të dyja anët e saj.

Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet portreti i Dea-s së Butrintit, rrethuar nga kurorë me gjethe dafine. Në të djathtë të saj, në sfond, paraqitet teatri antik i Butrintit- Buthrotum, ndërsa në të majtë ka të shkruar vitin "1968". Në formë harkore ka të shkruar "SHQIPËRI- ALBANIA" si dhe "BUTRINTI- BUTHROTUM".