200 Lekë ''100 -vjetori i Shpalljes së Pavarësisë'', viti 2012, pa kurs ligjor

Vlera emërore         200 Lekë
Materiali                 Au 917/1000
Pesha                      15.50 g
Diametri                 25.45 mm
Forma                     e dhëmbëzuar
Tirazhi                    1000
Autori                    Petraq Papa
Shtypur                  SUNSHINE MINTING, INC., SH.B.A

Faqe: Në qendër të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit që u ngrit në Vlorë. Nën të është shkruar vlera emërore 200 Lekë. Të dyja së bashku japin idenë sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit, vend ku është ngritur flamuri i pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës është shkruar “100 VJET PAVARËSI”. Mbi to një motiv i stilizuar i xhufkave (thekëve), që rrethonin si kornizë flamurin.

Shpinë: Në qendër të monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Në të dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, përkatësisht viti i ngritjes së flamurit në Vlorë dhe ai që shënon 100- vjetorin e Pavarësisë. Si një aureolë, mbi kokë shkruhen me germa kapitale fjalët “SHQIPËRI – ALBANIA”, Motivi i stilizuar i xhufkave (thekëve) që rrethojnë si kornizë flamurin, është përsëritur edhe në këtë krah të monedhës.