200 Lekë "Integrimi i Shqipërisë në Europë", viti 2001, pa kurs ligjor

Vlera emërore 200 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 15.7 g
Diametri 32.65 mm
Tirazhi 1000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Gentian Gjikopulli
Vendi i prodhimit Monnaie de Paris, Francë

Faqe: Në qendër monedha ka dy duar, njëra e një të rrituri dhe tjetra e një fëmije, si simbol i integrimit të Shqipërisë në Evropë, shoqëruar me yjet e Bashkimit Evropian, si dhe vlerën e monedhës "200 Lekë".

Shpinë: Në qendër të monedhës ka një pëllumb në fluturim që simbolizon paqen. Sipër në hark ka të shkruar "Shqipëri Albania 2001" dhe poshtë "Drejt Evropës".