500 Lekë “500- vjetori i vdekjes së Skënderbeut”, viti 1968, pa kurs ligjor

Vlera emërore 500 Lekë
Materiali Au 900/1000
Pesha 98.74 g
Diametri 55 mm
Tirazhi 1520
Forma e dhëmbëzuar
Viti i prodhimit 1968; rishtypur në vitin 1969 dhe 1970
Vendi i prodhimit Hungarian Mint.

 


Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet vlera emërore "500 LEKË", si dhe stema e Republikës Popullore të Shqipërisë e rrethuar me yje në të dyja anët.

Shpinë: Në qendërtë monedhës ravijëzohet busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, rrethuar nga kurorë me gjethe dafine. Në të dyja anët e bustit janë të shkruara vitet "1468- 1968". Në formë harkore ka të shkruar "SHQIPËRI - ALBANIA" si dhe "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".