50 Lekë ''42-vjet hekurudha Shqiptare'', viti 1988, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 168.5 g
Diametri 65 mm
Tirazhi 5000
Forma e dhëmbëzuar
Vendi i prodhimit Coin Invest Trust Vaduz, Lihteshtaint & Ervin Dietrich, Zurih

Faqe: Në qendër është treni duke hyrë në tunel (tuneli është realizuar duke krijuar një hapësirë të hapur mbi sipërfaqen e monedhës ) rrethuar me nga dy yje në të dy anët e saj. Në hark sipër ka të shkruar “ALBANIA”, ndërsa në hark poshtë ka vlerën emërore “50 LEKË”, si dhe vitin “1988”.

Shpinë: Në qendër është treni duke dalë nga tuneli (tuneli është realizuar duke krijuar një hapësirë të hapur mbi sipërfaqen e monedhës). Në hark sipër është vendosur stema e Republikës së Shqipërisë. Përreth ka të shkruar “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë 1946- 1988”.