50 Lekë "500 vjetori i statujës së Davidit", viti 2001, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali Cu75Ni25
Pesha 7.5 g
Diametri 28 mm
Tirazhi 3000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Namik Prizreni
Vendi i prodhimit Monnaie de Paris, Francë

Faqe: Në qendër të monedhës ka portretin e statujës së Davidit, të Mikelanxhelos, si dhe vlerën “50 Lekë”. Rreth e përqark ka të shkruar: “500- vjetori i Statujës së Davidit”.

Shpinë: Në qendër të monedhës ka “Pallatin e Vjetër”, në hark sipër ka të shkruar: “SHQIPËRI- ALBANIA- 2001”. Në hark poshtë ka të shkruar: “PALLATI I VJETËR- FIRENCE”.