100 Lekë "90- vjetori i Shpalljes së Pavarësisë", viti 2002, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 30 g
Diametri 38 mm
Tirazhi 7000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Gentian Gjikopulli
Vendi i prodhimit "Kremnica Mint", Sllovaki

Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet imazhi i portretit të Ismail Qemalit si dhe vlera "100 Lekë".  Në hark sipër ka të shkruar "Ismail Qemali", ndërsa në hark poshtë "Vlorë 1912 - 2002".

Shpinë: Në qendër të monedhës ka një libër dhe mbi të një pushkë dhe një penë. Në hark poshtë ka të shkruar "Shqipëri - Albania 2002".