50 Lekë “Antikiteti Shqiptar (Mozaiku, "Bukuroshja e Durrësit")”, viti 2004, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali Cu75Ni25
Pesha 5.5 g
Diametri 24.25 mm
Tirazhi 200 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit Polish State Mint (Mennica Panstwowa SA), Poloni

Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet imazhi mozaikut "Bukuroshja e Durrësit" i kufizuar me harqe anësore, motive floreale të stilizuara, marrë nga ky mozaik. Në harkun e monedhës janë paraqitur motive dekorative (rrathë simetrikë) të marra nga periudha ilirike, të cilat shkojnë në harmoni me pamjen në qendër të monedhës.

Shpinë: Në qendër të monedhës paraqitet një krijim dekorativ në qendër me motive floreale marrë nga mozaiku "Bukuroshja e Durrësit". Figura shoqërohet me rrathë deri në harkun e monedhës. Në hark poshtë ka të shkruar "SHQIPËRI - ALBANIA 2004".