5 Lekë ''42-vjet hekurudha Shqiptare'', viti 1988, pa kurs ligjor

Vlera emërore 5 Lekë
Materiali CuNi
Pesha 28.28 g
Diametri 38.6 mm
Tirazhi 20 000
Forma e dhëmbëzuar
Vendi i prodhimit Coin Invest Trust Vaduz, Lihteshtaint & Ervin Dietrich, Zurih

Faqe: Në qendër është treni duke hyrë në tunel, rrethuar me nga dy yje në të dy anët e saj. Në hark sipër ka të shkruar “ALBANIA”, ndërsa në hark poshtë ka vlerën emërore “5 LEKË”, si dhe vitin “1988”.

Shpinë: Në qendër është treni duke dalë nga tuneli, dhe në hark sipër është vendosur stema e Republikës së Shqipërisë. Përreth ka të shkruar “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë 1946- 1988”.