100 Lekë ''105-vjetori i Kongresit të Manastirit'', viti 2013, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 900/1000
Pesha 30 g
Diametri 38 mm
Tirazhi 1000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit “Sunshine Minting Inc.”, SHBA.

Faqe: Në qendër ka shtëpinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit dhe vlerën emërore të monedhës “100 Lekë” të mbivendosur artistikisht mbi të, të dyja të rrethuara nga një hark me reliev. Në harkun e jashtëm të vizatimit sipër ka të shkruar “105-VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT”, ndërsa poshtë tij ka vitet “1908- 2013”.

Shpinë: Në qendër ka të kompozuar një pishtar që "ndriçon" librin e alfabetit shqip. Germat e alfabetit, të kthyera në mjet dekorativ, qarkojnë motivin qendror të vizatimit. Në hark poshtë, në mënyrë simetrike, janë vendosur pendë si dekor kornizues. Ato qëndrojnë me shkëlqim mbi një sipërfaqe mat, ashtu si dhe gjysma e sipërme e alfabetit. Në mes tyre kanë të vendosur vitin “2013”. Në hark të vizatimit sipër shkruhet “SHQIPËRI-ALBANIA“.