100 Lekë “110 -vjetori i Normales së Elbasanit (1909 -2019)”, viti 2019, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 30 g
Diametri 38 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 1000
Autori Petraq Papa

Shtypur

Royal Dutch Mint (RDM)


Faqe: Në pamjen e përparme të monedhës paraqitet portreti i drejtorit të parë të Normales së Elbasanit, patrioti dhe intelektuali i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi. Portreti është i konceptuar vetëm me një linje të thjeshtë, pa e ngarkuar me elemente të tepërta të trajtimit plastik, duke e sjellë atë thjeshtë dhe modern. Kjo linjë lidhet dhe sinkronizohet estetikisht edhe me linjën e firmës së Luigj Gurakuqit shkëputur nga deklarata e Pavarësisë. Po në këtë pamje të monedhës është konfiguruar edhe vlera emërore "100 Lekë" e kompozuar në dy rreshta.

Shpina: Në pamjen e pasme të monedhës vend kryesor zë pjesa ballore e godinës së Normales së Elbasanit me gjashtë kolonadat tipike të saj (teknikisht e inçizuar, engrave). Mbi tarracën e godinës është vendosur viti i hapjes së Normales së Elbasanit “1909” dhe nën shkallët e saj, viti i emetimit të monedhës “2019”. Në formë rrethore dhe respektivisht duke filluar nga lartë-poshtë, me shkrim kapital është shkruar: “110-VJETORI I NORMALES SË ELBASANIT” dhe “SHQIPËRI - ALBANIA”.