10 Lekë ''Objekte të trashëgimisë kulturore (Kostumet popullore)'', viti 2005, pa kurs ligjor

Vlera emërore 10 Lekë
Materiali CuAl6Ni2
Pesha 3.6 g
Diametri 21.25 mm
Tirazhi 100 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Eridan Xherahi
Vendi i prodhimit Zyra e Monedhës Metalike/ Departamentit të Emisionit/ Bankën e Shqipërisë.

Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet vlera emërore "10 Lekë", shoqëruar me kompozime të veshjeve tradicinale kombëtare. Në hark sipër ka të shkruar "Objekte të trashëgimisë kulturore".

Shpinë: Në mes të monedhës ravijëzohet një jelek popullor i traditës kombëtare. Në hark sipër ka të shkruar  "SHQIPERI - ALBANIA" dhe në hark poshtë viti "2005".