200 Lekë “550 vjet In Memoriam Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1468-2018”, viti 2018, pa kurs ligjor

Vlera emërore 200 Lekë
Materiali Au 900/1000
Pesha 15.5 g
Diametri 25.45 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 501
Autori Petraq Papa

Shtypur

Mint of Finland


Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet profili i Gjergj Kastrioti Skënderbeut me shikim djathtas në formë siluete dhe me shkëlqim. Përbri profilit në siluetë të tij është vendosur shpata dhe vitet 1468 - 2018, të cilat qëndrojnë me shkëlqim mbi sipërfaqen e gdhendur. Në gjysmën tjetër të kësaj pamjeje, përpara shikimit të Skënderbeut, në sfond, është ravijëzuar një degë ulliri si simbol i lavdisë. Mbi portretin e Skënderbeut është shënuar vlera emërore e monedhës "200 LEKË" dhe në formë harkore sipër ka të shkruar tematikën "550 VJET IN MEMORIAM GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU".

Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet vula e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Mbi imazhin e vulës në formë harkore është shkruar "SHQIPËRIA - ALBANIA". Në pjesën e poshtme të vulës (nën të) është shkruar viti "2018". Tre linja harkore, paralel me njëra- tjetrën dhe të dubluara (majtas dhe djathtas) "përmbyllin" formën e vulës dhe të monedhës në tërësi.