200 Lekë "Nënë Tereza", viti 2012, pa kurs ligjor

Vlera emërore 200 Lekë
Materiali Au 917/1000
Pesha 15.5 g
Diametri 25.45 mm
Tirazhi 1000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Ardian Isufi
Vendi i prodhimit SUNSHINE MINTING, INC. SH.B.A

Faqe: në qendër të monedhës është vendosur një pëllumb, i stilizuar, në fluturim,  si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë  dhe harmonikë që mbyllin formën rrethore të monedhës janë të njëjta me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës.  Në pjesën e poshtme të pëllumbit shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër,  në formë simetrike, monedha ka dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli  midis njerëzve.  


Shpinë: në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portretin është shkruar “NËNË  TEREZA” dhe përkatësisht, vitet e lindjes dhe vdekjes së saj. Poshtë portretit ka të shkruar emrin e lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë, monedha ka të shkruar “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.