50 Lekë ''100-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë'', viti 2012, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuNiZn
Pesha 12.75 g
Diametri 27.25 mm
Tirazhi 10 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Gentian Gjikopulli
Vendi i prodhimit “Sunshine Minting Inc.”, SHBA.

Faqe: Në të dyja anët, në hark të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit kombëtar, që u ngrit në Vlorë. Vitet "1912-2012" janë realizuar në formën e numrave dixhitalë, për të sjellë në të tashmen rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe.

Shpinë: Në qendër të monedhës paraqitet skulptura simbolike me dy duar të bashkuara fort me njëra-tjetrën, me qëllim përçimin e mesazhit të mëvetësisë dhe atë të shkëputjes nga varësia ndër vite nga shtetet e tjera. Në anë të skulpturës është shkruar emri i saj “Besëlidhja” dhe ai i skulptorit të saj, Asim Lokaj. Në harkun shkruhet “SHQIPËRI – ALBANIA” si dhe vitin "2012". Në të dyja anët, në hark të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore.