50 Lekë "100- vjetori i vdekjes së Jeronim de Radës", viti 2003, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuAl5Zn5Sn1
Pesha 12 g
Diametri 28 mm
Tirazhi 20 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit "Kremnica Mint", Sllovaki

Faqe: Në qendër të monedhës është vlera emërore "50 Lekë", e vendosur brenda një rombi.

Shpinë: Në qendër të monedhës është vendosur portreti i Jeronim De Radës mbi një libër të hapur dhe nën të vitet e lindjes dhe të vdekjes (1814-1903). Në të djathtë të portretit është shkruar emri dhe në të majtë është vendosur një pendë. Monedha ka të shkruar në hark sipër "Shqipëri - Albania 2003".