50 Lekë ''105-vjetori i Kongresit të Manastirit'', viti 2013, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuNiZn
Pesha 12.75 g
Diametri 28 mm
Tirazhi 2000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit “Sunshine Minting Inc.”, SHBA.

Faqe: Në qendër ka një kombinim midis alfabetit shqip të renditur ashtu siç u vendos në Kongresin e Manastirit, pendës të stilizuar si simbol i shkrimit dhe vlerës emërore “50 Lekë”. Sipërfaqja në sfond ka vija horizontale. Në harkun e jashtëm sipër ka të shkruar “105- VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT”, ndërsa poshtë ka të shkruara vitet “1908- 2013”.

Shpinë: Në qendër ka gërshetimin e tre germave të para të alfabetit me libër dhe shqiponjë. Poshtë tyre është viti i monedhës “2013”. Të dyja anët e monedhës i qarkojnë pendët që shërbejnë si dekor kornizues. Në hark sipër shkruhet “SHQIPËRI-ALBANIA”.