50 Lekë ''135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit'', viti 2013, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuNiZn
Pesha 12.75 g
Diametri 28 mm
Tirazhi 2000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit “Sunshine Minting Inc.”, SHBA.

Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet shtëpia muze ku është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e gërshetuar me vlerën emërore të stilizuar “50 Lekë”. Në të majtë dhe në të djathtë të monedhës ka dy pllakëza, të cilat e ndajnë atë në mënyrë simetrike. Mbi to janë shkruar në altoreliev vitet “1878” dhe “2013”. Në të gjithë harkun e monedhës ka të shkruar “135-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”.

Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet shqiponja e Kastriotëve. Poshtë saj është vendosur një shqiponjë e stilizuar në stil modern. Në hark ka të shkruar “SHQIPËRI-ALBANIA“ si dhe vitin “2013”.