50 Lekë “550 vjet In Memoriam Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1468-2018”, viti 2018, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuAl5Zn5Sn1
Pesha 12- 13 g
Diametri 28 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 1000
Autori Petraq Papa
Shtypur në Royal Dutch Mint, Holland

Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohen të gërshetuara disa elemente bashkë: shqiponja e emblemës së Kastriotëve; përkrenarja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut; dy shpata të kryqëzuara; si dhe dy degë ulliri, si simbol i lavdisë. Në qendrën e poshtme të monedhës shkruhet vlera emërore "50 LEKË". Rreth monedhës në formë harkore shkruhet tematika "550 VJET IN MEMORIAM GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU 1468-2018". Të gjitha elementet e prezantuara në vizatim janë në gdhendje.

Shpinë: Në qendër të monedhës paraqitet në kompozim  simboli i Kuvendit të Lezhës, me profilin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut me shikim djathtas dhe i vendosur mbi emblemën e stilizuar. Në secilën anë të emblemës janë vendosur katër shpata si simbol i bashkimit. Në qendër lart shkruhet "SHQIPËRI - ALBANIA". Në qendrën e poshtme të monedhës ndodhen dy elemente floreale, të cilat i bashkon një fjongo me mbishkrimin "2018" në mesin e saj.