50 Lekë "90- vjetori i Shpalljes së Pavarësisë", viti 2002, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuAl5Zn5Sn1
Pesha 12 g
Diametri 28 mm
Tirazhi 20 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Artan Peqini
Vendi i prodhimit "Kremnica Mint", Sllovaki

Faqe: Në qendër të monedhës është vendosur vlera "50 Lekë". Në hark sipër ka të shkruar "90-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë". Në hark poshtë është vendosur viti "2002".

Shpinë: Në qendër të monedhës është vendosur portreti i Sami Frashërit si dhe vitet e  lindjes dhe të vdekjes. Në hark sipër ka të shkruar "Shqipëri - Albania " dhe në hark poshtë viti "2002".