50 Lekë “Antikiteti Shqiptar (Mozaiku, "Bukuroshja e Durrësit")”, viti 2004, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 50 Lekë |
Materiali | Cu75Ni25 |
Pesha | 5.5 g |
Diametri | 24.25 mm |
Tirazhi | 200 000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Autori | Petraq Papa |
Vendi i prodhimit | Polish State Mint (Mennica Panstwowa SA), Poloni |
Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet imazhi mozaikut "Bukuroshja e Durrësit" i kufizuar me harqe anësore, motive floreale të stilizuara, marrë nga ky mozaik. Në harkun e monedhës janë paraqitur motive dekorative (rrathë simetrikë) të marra nga periudha ilirike, të cilat shkojnë në harmoni me pamjen në qendër të monedhës.
Shpinë: Në qendër të monedhës paraqitet një krijim dekorativ në qendër me motive floreale marrë nga mozaiku "Bukuroshja e Durrësit". Figura shoqërohet me rrathë deri në harkun e monedhës. Në hark poshtë ka të shkruar "SHQIPËRI - ALBANIA 2004".