50 Lekë “Kodiku i Purpurt i Beratit 043 Φ – Beratinus 1”, viti 2011, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali Ag 925/1000
Pesha 90 g
Diametri 60 mm
Tirazhi 1000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Brikena Berdo
Vendi i prodhimit "Royal Canadian Mint", Ottawa, Ontarion, Kanada

Faqe: Në qendër të monedhës ka vlerën emërore “50 Lekë”, si dhe logon e UNESCO-s. Përreth ka të shkruar “Kodiku i Purpurt i Beratit 043 Φ - Beratinus 1”.

Shpinë: Të shkruar në hark sipër “Shqipëri-Albania” dhe në hark poshtë vitin “2011”. Në qendër të monedhës ravijëzohen dy fletë të Kodikut, me shkrime me ngjyrë të argjendtë dhe në reliev. Dy gërma janë me ngjyrë të artë.