1000 Lekë dhe 10000 Lekë
1000 lekë


Përmasat | 139 mm x 69 mm |
---|---|
Ngjyra | Jeshile |
Hedhur në qarkullim | 30 qershor 2021 |
Pamja e përparme |
Portreti i Pjetër Bogdani Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “NJË MIJË LEKË”, “PJETËR BOGDANI 1625-1689” |
Pamja e prapme |
Kisha katolike e Vaut të Dejës me pamjen e frontespicit të veprës Çeta e profetëve Simboli i diellit |
Elementët e sigurisë
Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.
Disa nga këto elementë, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar ju mund të konsultoni faqen mbi elementët e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni të gjithë elementët, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.
10000 lekë


Përmasat | 160 mm x 72 mm |
---|---|
Ngjyra | E kuqe |
Hedhur në qarkullim | 30 qershor 2021 |
Pamja e përparme |
Portreti i Asdrenit i vendosur në anën e majtë. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DHJETË MIJË LEKË”; “ASDRENI (Aleksandër Stavre Drenova) 1872 – 1947” |
Pamja e prapme | Simbolet figurative të flamurit kombëtar, vargu i himnit kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir’ e një qëllim”. |
Elementet e sigurisë
Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.
Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.