200 lekë dhe 5000 lekë

Albania-200-(July-2019)-front-600dpi
Albania-200-(July-2019)-back-600dpi
Përmasat 125 mm x 65 mm
Ngjyra Kafe 
Hedhur në qarkullim 30.09.2019
Pamja e përparme

Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur.

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË", "DYQIND LEKË", "NAIM FRASHËRI 1846-1900”

Pamja e prapme Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar", pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.

 

 

Albania-5000-(July-2019)-front-600dpi
Albania-5000-(July-2019)-back-600dpi
Përmasat 153 mm x 72 mm
Ngjyra E verdhë
Hedhur në qarkullim 30.09.2019
Pamja e përparme

Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut sipas Gentile Bellini-t

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË", "PESË MIJË LEKË", "SKËNDERBEU 1405-1468”

Pamja e prapme Kalaja e Krujës, përkrenarja, monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë dhe nënshkrimet e drejtuesve.

 

 

Elementet e sigurisë 

Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.