500 Lekë dhe 2000 Lekë

500 lekë 

ALB 500 R CMJN 300 copy
ALB 500 V CMJN 300 copy
Përmasat 132 mm x 69 mm
Ngjyra E kaltër
Hedhur në qarkullim 17 janar 2022
Pamja e përparme

 

Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë.

Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “PESËQIND LEKË”, “ISMAIL QEMALI 1844 - 1919”

Pamja e prapme Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi.

 

 

2000 lekë 

Albania-2000-front-1200dpi copy
Albania-2000-back-1200dpi copy
Përmasat 146 mm x 72 mm
Ngjyra E purpurt
Hedhur në qarkullim 17 janar 2022
Pamja e përparme

 

Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir.

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DY MIJË LEKË”,“MBRETI GENT 181 – 168 p.e.s.”

Pamja e prapme

Elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe lulja Gentiana.

 

 

Elementet e sigurisë 

Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.