Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2017/II

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.05.2017
Data e shtypjes: 11.05.2017
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Informacioni i analizuar në këtë Raport ka rezultuar në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë. Të dhënat e reja ekonomike dhe financiare tregojnë një përshpejtim të rritjes ekonomike dhe një përmirësim të balancave kryesore makroekonomike gjatë fundit të vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017. Analiza e informacionit të disponuar evidenton rolin pozitiv që ka pasur politika monetare. Kushtet monetare stimuluese kanë favorizuar rritjen e kreditimit dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit, duke mbështetur gjallërimin e konsumit dhe të investimeve private. Përditësimi i parashikimeve afatmesme të Bankës së Shqipërisë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet dhe se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2018.
Përmbajtja