Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/I

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/I
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 13.02.2020
Data e shtypjes: 13.02.2020
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se aktiviteti ekonomik në vend u godit nga tërmeti i datës 26 nëntor, por kjo goditje nuk ka dëmtuar trendin afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit. Pasojat e tërmetit pritet të kenë një efekt rezultant ngadalësues në rritje dhe në inflacion, por ky ngadalësim pritet të jetë i përkohshëm dhe i përqendruar gjatë vitit 2020. Përditësimi i skenarit bazë të parashikimeve tona sugjeron se ritmi i rritjes do të përshpejtohet në afatin e mesëm. Ky përshpejtim pritet ta kthejë ekonominë në ekuilibër dhe inflacionin në objektiv brenda vitit 2021. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se niveli aktual i stimulit monetar vijon të mbetet i përshtatshëm. Paralelisht me skenarin bazë, Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se rreziqet e kahut të poshtëm janë shtuar. Materializimi i tyre do të kërkonte një rishikim në kahun lehtësues të qëndrimit të politikës monetare.
Përmbajtja