Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/I

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/I
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.02.2022
Data e shtypjes: 10.02.2022
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet me ritme të shpejta, e mbështetur nga një gamë e gjerë faktorësh. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive, por rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtarë ka sjellë një rritje të shpejtë të inflacionit në vend dhe ka rritur pasigurinë për të ardhmen. Sipas të dhënave të disponueshme, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 10.4% në tre tremujorët e parë të vitit, i nxitur nga reduktimi i kufizimeve të ndërmarra për kontrollin e pandemisë, nga rritja e kërkesës së huaj, nga përmirësimi i besimit të bizneseve dhe familjeve, nga rritja e shpenzimeve publike, si dhe nga kushtet efavorshme të financimit. Vlerësimet tona sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet edhe gjatë tremujorit të katërt.
Përmbajtja