Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e Katërt të Vitit 2011

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 01.02.2012
Data e shtypjes: 01.02.2012
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare është përballur me një ambient sfidues gjatë vitit 2011, si në drejtim të rritjes ekonomike ashtu edhe në drejtim të ruajtjes së balancave makroekonomike. Pavarësisht këtyre goditjeve dhe megjithëse me ritme të reduktuara, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë vitit 2011. Kjo rritje ka reflektuar përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare, bilancet përgjithësisht të shëndosha të agjentëve ekonomikë, përdorimin e hapësirave të disponuara për stimul makroekonomik dhe suksesin e tyre në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë. Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 rezultoi 2.9%, duke rënë me 1.1 pikë përqindje në krahasim me vlerën e shënuar në gjashtëmujorin e parë.