Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e dytë të Vitit 2012

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 02.08.2012
Data e shtypjes: 02.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ndonëse në një kontekst global gjithnjë e më sfidues, ekonomia shqiptare ka vijuar të ruajë parametrat e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të saj gjatë gjysmës së parë të vitit 2012. Inflacioni i çmimeve të konsumit, treguesit e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, bilanci i pagesave dhe gjendja financiare e sistemit bankar rezultuan të qëndrueshme. Në veçanti, sektori financiar i vendit mbetet i mirëkapitalizuar, likuid dhe i aftë të ushtrojë funksionin e tij të ndërmjetësimit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe, ekonomia shqiptare është përballur me disa goditje të ofertës, me lëvizje strukturore në tregjet e brendshme financiare, si dhe me një kërkesë të ngadaltë të brendshme dhe të huaj. Këto zhvillime ndikuan në rënien e PBB-së në tremujorin e parë të vitit dhe njëkohësisht vështirësuan veprimin e politikave stabilizuese mbi kërkesën agregate. Me uljen e pritur të tensioneve në pjesën e mbetur të vitit, ekonomia shqiptare pritet të regjistrojë norma pozitive rritjeje. (Formatimi sipas standardit përfundimtar për publikim është ende në proces).