Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e parë të Vitit 2012

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.05.2012
Data e shtypjes: 11.05.2012
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka vijuar të ruajë parametrat e stabilitetit makroekonomik, edhe në kontekstin e vazhdimit të krizës globale gjatë tremujorit të parë të vitit 2012. Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit. Në terma mesatarë, ai rezultoi 1.1%, duke reflektuar frenimin e rritjes së çmimeve të mallrave ushqimore në këtë periudhë, si dhe qëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave të tjerë të shportës së konsumit. Reduktimi i vlerave faktike të inflacionit, zhvendosja e balancës së presioneve inflacioniste në kahun rënës dhe rritja e kërkesës agregate nën potencial, në kushtet e një politike fiskale të kontrolluar, krijuan hapësira për rritjen e mëtejshme të stimulit monetar në ekonomi, në tremujorin e parë të vitit.