Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e parë të Vitit 2013

Authori: Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit
Data e prodhimit: 10.05.2013
Data e shtypjes: 10.05.2013
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare shfaqi shenja dobësie gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar pasigurinë e përgjithshme në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë, pavarësisht kontekstit të zhvillimeve të pafavorshme, treguesit kryesorë të balancave të brendshme e të jashtme të vendit kanë qëndruar brenda parametrave të shëndetshëm. Çmimet e konsumit u rritën mesatarisht me 2.5%, në tremujorin e parë të vitit 2013. Ecuria e inflacionit vijon të reflektojë presionet e ulëta nga kahu i kërkesës agregate dhe mungesën e goditjeve të kahut të ofertës. Duke gjykuar mbi zhvillimet e pritura ekonomike dhe monetare, në mbledhjen e tij të datës 30 prill 2013, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.75%. Nivelet e ulëta të inflacionit vjetor dhe parashikimi për vazhdimësi të tyre përgjatë horizontit kohor të veprimit të politikës monetare, kushtëzojnë ruajtjen e stimulit monetar edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm.