Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e dytë të vitit 2014

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 06.08.2014
Data e shtypjes: 06.08.2014
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka njohur përmirësim në gjashtëmujorin e parë të vitit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka ardhur nga rritja e konsumit dhe e investimeve private, dhe është mbështetur nga një miks stimulues i politikave makroekonomike. Ecuria ekonomike e gjashtëmujorit të parë ka qenë përgjithësisht në linjë me parashikimet tona, por ecuria e inflacionit ka qenë më e dobët se pritjet. Banka e Shqipërisë pret që tendencat e gjashtëmujorit të parë të mbarten edhe në gjysmën e dytë të vitit 2004 dhe vitin në vazhdim. Rritja ekonomike do të vijojë të mbetet pozitive dhe të forcohet më tej, duke ndihmuar në kthimin gradual të inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm të veprimit të politikës monetare. Duke u nisur nga informacioni i disponuar, parashikimet, forcën vepruese të mekanizmit të transmetimit të politikës monetare dhe konsiderata të tjera të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë gjykon se politika monetare do të mbetet në kah stimulues gjatë periudhës afatmesme.