Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2018

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2018
Data e prodhimit: 20.07.2018
Data e shtypjes: 20.07.2018
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Bazuar në perceptimet e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2018, në reflektim të një politike më të shtrënguar kreditimi për bizneset e mëdha. Në të kundërt, standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, në sajë të lehtësimit në segmentin e kredive për qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve ashtu edhe në atë të individëve. Kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim.