Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2019

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2019
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 19.04.2019
Data e shtypjes: 19.04.2019
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan disi në tremujorin e parë të vitit 2019, në sajë të shtrëngimit të lehtë të standardeve për kreditë me qëllim investimi dhe ato për likuiditete, e lokalizuar në segmentin e biznesit të madh. Kërkesa për kredi e bizneseve u vlerësua më e ulët, duke qenë më evidente në segmentin e bizneseve të vogla e të mesme, për të dyja llojet e kredisë, atë për likuiditete dhe atë për investime. Standardet e kreditimit për individët u raportuan disi të shtrënguara, për kreditë me qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e parë të vitit, sipas gjykimit të bankave, ishte më e ulët si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe ato konsumatore.