Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2021

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2021
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 21.07.2021
Data e shtypjes: 21.07.2021
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Në opinionin e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan në tremujorin e dytë të vitit 2021, për herë të parë pas pesë tremujorësh që u raportuan të shtrënguara. Lehtësimi i standardeve u shfaq si për kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet. Në prizmin e madhësisë së biznesit lehtësimi i standardeve ishte i vlefshëm vetëm në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm. Kërkesa për kredi e bizneseve nga ana tjetër u perceptua e lartë në këtë tremujor, pas një rënieje të raportuar në gjashtë tremujorë në radhë. Shtimi i kërkesës për kredi në të dy segmentet e madhësisë së biznesit, u mbështet nga të gjitha format e nevojave për financim, si edhe nga përmirësimi i treguesve makroekonomikë e financiarë.