Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2018

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2018
Data e prodhimit: 18.10.2018
Data e shtypjes: 18.10.2018
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset mbetën thuajse të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2018, pavarësisht një përqasjeje më të kujdesshme ndaj bizneseve të vogla e të mesme. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi e bizneseve ishte më e ulët sipas vlerësimeve të bankave. Standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato me qëllim blerje banese. Në të njëjtën linjë shfaqet edhe kërkesa për kredi e individëve, e cila u raportua më e lartë në tremujorin e tretë, për të dyja kategoritë.